Pas Kane dhe Anglisë, ‘magjistari’ ganez i kthen sytë nga Messi. A ka fund kjo histori “magjish”?!

Pas Kane dhe Anglisë, ‘magjistari’ ganez i kthen sytë nga Messi. A ka fund kjo histori “magjish”?!

Emri i Nana Kwaku Bonsam, i vetëshpalluri “magjistar” nga Gana, është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes mediatike ndërkombëtare, sipas raportimeve të mediave prestigjioze sportive dhe ndërkombëtare. Ai më parë kishte pretenduar se kishte ndikuar në performancën e Harry Kane dhe Anglisë gjatë Botërorit 2026, një histori që u bë “virale” në mbarë botën dhe u komentua gjerësisht në media sportive globale. Sipas këtyre raportimeve, Bonsam kishte deklaruar para ndeshjes se kishte bërë “magji” ndaj Kane, duke synuar ta kufizonte performancën e tij. Pas ndeshjes ndaj Ganës, ai madje pretendoi se e kishte “zhbërë magjinë” për në vazhdim të kompeticionit. Tani, sipas mediave, ai ka kthyer vëmendjen nga Lionel Messi, duke ngritur pyetjen që po qarkullon në rrjet: a mund të ndikojë edhe tek argjentinasi...