Pas arritjes në finalen e Champions League, Arsenal ka gati “dhuratën” e parë për Artetën
7 Maj 2026 19:24 Telesport Pas plot 20 vitesh, Arsenal ka siguruar për herë të dytë në histori finalen e Champions League. Në finalen e parë ndaj Barcelonës, në vitin 2006, londinezët u mundën 2-1 dhe pse kaluan të parët në avantazh. Këtë herë do të ndeshen me PSG-në në Budapest me 30 maj. Një nga meritorët kryesor për këtë sukses është padyshim trajneri Mikel Arteta. Sipas Fabrizio Romano dhe shumë burimeve të tjera mediatike nga Anglia, drejtuesit e Arsenalit kanë gati “dhuratën” e parë për Artetën, që do të jetë rinovimi i kontratës. Sido që të shkojë fati i finales së Champions League dhe gara për titullin në Premier League, spanjollit dp t’i rinovohet kontrata dhe do të ketë një rritje rroge për të....
Burimi:
telesport.al