Partizani merr fitoren e 6 radhazi në kampionat, “demat e kuq” i rrëmbejnë Dinamos vendin e 4-t
Derbi mes Dinamos dhe Partizanit ka përfunduar me fitoren e këtyre të fundit. Të kuqtë kanë dalë triumfues me rezultatin 0-2. Ekipi i drejtuar nga Kërnaja ka shënuar nga një gol në secilën pjesë. Fillimisht ishte Martinezi ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 37, ndërsa në të 50-n Dumbia vulosi rezultatin përfundimtar të sfidës. Një fitore mjaft e vyer kjo për Partizanin, e cila mund të ketë një ndikim të madh edhe në garën për “final four”-un. “Demat e kuq” kanë marrë fitoren e 6 radhazi në “Abissnet Superiore”, duke i rrëmbyer Dinamos vendin e 4-t në renditje./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com