Burimi:
sportiim.al
Foto © sportiim.al
Partizani-Laçi miqësore në fundvit
Ka nisur testi ndërmjet Partizanit dhe Laçit. Po luhet në ‘Arena e Demave’ me dy ekipet që kanë hedhur në fushë shumë futbollistë të stolit. Partizani e mbylli gjysmën e kampionatit në Superiore në vend të 6-të ndërsa bardhezinjtë u rënditën të dytët në Kategori të Parë. Kostarikani Karlos Martinez për të kuqtë ka rekuperuar dhe pritet të jetë një lojtar efikas për pjesën e dytë të kampionatit. Në fushë dhe Qirko, Iskandarli, Hjumen, Kontreras dhe futbollitë të tjerë të formacionit të parë. Edhe te kurbinasit kanë startuar elementë si Mjaki, Bibo, Kurti etj. Kjo ndeshje teksa luhet minuta e 25-të vijon të mbetet 0-0…/Sportiim.al/ Vazhdo leximin