Partizani humbet ndaj Vorës, një gol vendos ndeshjen
Partizani e nis me humbje vitin e ri, teksa u mposhtën 1-0 në transfertë ndaj Vorës. Në inagurimin e stadiumit të rikonstruktuar, vendasit ia dolën të merrnin maksimumin në minutën e 90 falë golit të Dario Dakës. Partizani, ndërkohë humbi shansin e artë për të kaluar në avantazh në fundin e pjesës së parë teksa Rrok Toma, humbi një penallt. Me këtë humbje skuadra e Kërnajës mbetet në vendin e 6 me 23 pikë, ndërsa Vora një vend më poshtë në renditje me një pike më pak se kryeqytetasit.
Burimi:
sot.com.al