Partizani fiton derbin me Dinamon, “demat e kuq” futen në garë për titull

Partizani fiton derbin me Dinamon, “demat e kuq” futen në garë për titull

Adriatik BALLA Java e fundit e fazës së tretë të Kategorisë Superiore u mbyll ditën e djeshme me kryetakimin Dinamo-Partizani, një derbi klasik i futbollit shqiptar, fituar nga të kuqtë që jo vetëm parakaluan Dinamon në renditje, por tani, të gjendur në top-4 kanë shansin të shkojnë në “Final Four”, që do të thotë futen në garën për titull. Ndeshja tjetër e rëndësishme e mbrëmjes së djeshme ishte ajo mes Egnatias dhe Teutës. Ishte një ndeshje e fortë, por me rrogozhinasit që dominuan në pjesën e parë dhe me durrsakët që nuk u dorëzuan dhe arritën të barazojnë në pjesën e dytë në 2-2, por duke lënë të hapur gjithçka për minutat e fundit. Në minutën e 79-të doli me karton të kuq Kotobelli dhe...