Partizani fiton derbin e kryeqytetit dhe nxjerr Dinamon jashtë “Final Four”. Spektakël në Rrogozhinë, Egnatia nuk fal ndaj Teutës

Partizani fiton derbin e kryeqytetit dhe nxjerr Dinamon jashtë “Final Four”. Spektakël në Rrogozhinë, Egnatia nuk fal ndaj Teutës

Janë luajtur sot dy ndeshjet e fundit për javën e 27-të në Abissnet Superiore. Në “Air Albania”, në derbin e kryeqytetit mes Dinamos dhe Partizanit, dy ekipe në garë për vendin e 4-të, sfida u mbyll 0-2 për të kuqtë e drejtuar nga Oltijon Kërnaja. Derbi i kryeqytetit u zhbllokua në minutën e 38-të, ku kostarikani Carlos Martinez gjeti golin pas një goditjeje me kokë, pas asistit të Murataj. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Partizanin. Në fillim të pjesës së dytë, të kuqtë gjejnë golin e avantazhit të dyfishtë pas një aksioni të shpejtë dhe finalizimit të Dumbia, në kufijtë e zonës së rreptësisë. Shifrat nuk ndryshojnë deri në fund. Partizani fiton 0-2 dhe merr fitoren e pestë rresht në kampionat. Të kuqtë renditen...