Paraqitjet e legjionarëve/ Asani dhe Mehmeti shënojnë gol, Ismajli asiston, Gjimshiti i pakalueshëm & zgjidhet lojtari i ndeshjes

Paraqitjet e legjionarëve/ Asani dhe Mehmeti shënojnë gol, Ismajli asiston, Gjimshiti i pakalueshëm & zgjidhet lojtari i ndeshjes

Viti 2026 ka nisur në mënyrën më të mirë për legjionarët shqiptarë, të cilët kanë spikatur me paraqitje vendimtare në fushë. Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, zhvilloi një ndeshje të madhe me Atalantën në fitoren minimale 1-0 ndaj Romës. Mbrojtësi kuqezi ishte i pakalueshëm në prapavijë, duke e shpëtuar disa herë nga goli skuadrën e tij dhe në fund të takimit u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes. Një paraqitje shumë të mirë zhvilloi edhe qendërmbrojtësi tjetër kuqezi, Ardian Ismajli, i cili aktivizohet në kampionatin italian me Torinon. Ismajli dha edhe një asist në fitoren 3-0 të Torinos në transfertë ndaj Veronës, duke shërbyer për golin e tretë të shënuar në fundin e takimit nga Njie. Jasir Asani e nisi vitin e...