Paparesta, skeptik për VAR-in: Ndërhyn shumë, mungon siguria në zbatimin e rregullave

Paparesta, skeptik për VAR-in: Ndërhyn shumë, mungon siguria në zbatimin e rregullave

20 Janar 2026 13:14 Alfred Lleshi Gianluca Paparesta, ish-arbitër ndërkombëtar dhe ish-drejtues i seksionit të Barit, foli mbi gjendjen e arbitrimit italian, prej muajsh në qendër polemikash. Sipas tij, problemi kryesor është “mungesa e sigurisë në zbatimin e rregullave”, pasi protokollet po i nënshtrohen subjektivitetit të arbitrave dhe vendimeve të miratuara nga dizenjatori, duke gjeneruar dyshime dhe polemika. Për VAR-in, Paparesta theksoi: “Është një mjet shumë i rëndësishëm, por duhet të mbështesë arbitrin, jo ta zëvendësojë. Duhet të ndërhyjë vetëm në episode specifike, jo sa herë merret një vendim”. Ai kërkon më shumë rreptësi dhe rregulla objektive, pa interpretime të ndryshme. Sa i përket FVS (“VAR me thirrje”), shprehet pro, por vëren se ndërhyrjet e shpeshta aktuale të VAR-it do t’i bënin ndryshimet pothuajse të...