Paolo Maldini dhe fiziku i një 30-vjeçari të përjetshëm. Nga padeli te peshat dhe dieta, ja si ia del
Edhe pse i dha fund karrierës në vitin 2009, fiziku i Paolo Maldinit mbetet pothuajse i pandryshuar. Merita i takon stërvitjes së vazhdueshme dhe një ushqyerjeje të ekuilibruar. Le të zbulojmë të gjitha sekretet e tij. Fizik sportisti edhe në moshën 58-vjeçarePaolo Maldini ishte shembull përkushtimi në fushë dhe vazhdon të jetë i tillë edhe jashtë saj, duke ruajtur një formë të jashtëzakonshme në moshën 58-vjeçare. Ish-kapiteni i Milanit e mbylli karrierën si futbollist në vitin 2009 dhe më pas u bë drejtues sportiv, duke fituar një titull kampion me Milanin në vitin 2022. Megjithatë, ai nuk e ka “fikur kurrë motorin”. Përkundrazi, ka vazhduar të stërvitet rregullisht, duke kombinuar palestrën me sporte të tjera: ushtrime me pesha, kardio, si edhe tenisin e padelin, dy...
Burimi:
telesport.al