Palestra “thërret” Interin: Sezon fantastik te Cagliari, jam gati për një klub të madh
8 Maj 2026 13:24 Alfred Lleshi Marco Palestra, mbrojtësi i djathtë i Cagliari dhe i kombëtares italiane, foli për sezonin e tij të shkëlqyer, pasi u votua si mbrojtësi i djathtë më i mirë i kampionatit: “Ka qenë një sezon i mrekullueshëm, më ka ndryshuar jetën dhe jam shumë i lumtur. Kjo do të jetë një nga faqet më të bukura të jetës sime. Të jem në skuadrën e sezonit është diçka që nuk do ta kisha imagjinuar në fillim”. Palestra pranoi se ndihet gati për një hap të madh: “Po, ndihem gati. Çdonjëri prej nesh duhet të ketë ambicie për t’u bërë top-lojtar”. Mbrojtësi, që në verë do të rikthehet tek Atalanta, shtoi: “Atje kam kaluar eksperienca të mrekullueshme që nga fëmijëria deri sezonin e...
Burimi:
telesport.al