Osimhen “i shkeli syrin” Juventusit, presidenti i Galatasaray: “Nuk ka klauzolë lirimi”

Osimhen “i shkeli syrin” Juventusit, presidenti i Galatasaray: “Nuk ka klauzolë lirimi”

6 Mars 2026 10:20 Alfred Lleshi Me 17 gola dhe 6 asiste në 25 paraqitje sezonale, Victor Osimhen po kalon një tjetër sezon të shkëlqyer me fanellën e Galatasaray, por e ardhmja e tij mund të jetë larg Turqisë. Sulmuesi nigerian pëlqehet nga shumë klube të mëdha dhe nuk është sekret që mes tyre është edhe Juventusi. Klubi bardhezi është në kërkim të një numri 9 të madh dhe në të kaluarën ka tentuar ta transferojë atë, siç e ka konfirmuar vetë lojtari. Gjatë ditëve të ndeshjeve të Champions League, zërat për një kalim të mundshëm të Osimhen në Torino u shtuan, të nxitura edhe nga fjalët e ish-lojtarit të Napolit që shprehu vlerësim për klubin bardhezi. Presidenti i Galatasaray, Ozbek, mohoi praninë e një...