Osasuna është viktima e radhës, Barcelona merr fitoren e 10-të rresht dhe titulli mund të festohet që nesër ose në “El Clasico” (video)
2 Maj 2026 22:53 Telesport Barcelona ka marrë fitoren e 10-të rresht në La Liga, duke fituar në Pamplona në transfertën ndaj Osasunës me shifrat 1-2. Një ndeshje disi e mërzitshme deri në minutën e 80-të, pasi në 10 minutat e fundit të kohës së rregullt u shënuan plot 3 gola. Sfida u zhbllokua në minutën e 81-të, ku pas një krosimi të Marcus Rashford, ishte Robert Lewandowski i cili dërgoi me kokë topin në rrjetë. Në minutën e 86-të, ishte Ferran Torres që dyfishoi shifrat pas asistit të Fermin Lopez. Vendasit nuk u dorëzian dhe në minutën e 89-të gjetën golin me Raul Garcia, i cili shënoi me kokë pas një krosimi në zonë. Ndeshja mbyllet 1-2 për Barcelonën, e cila kryeson renditjen me...
Burimi:
telesport.al