Oklahoma skuadra e parë gjysmëfinaliste, Jokic mban Denver në garë, Detroit pranë eliminimit

Oklahoma skuadra e parë gjysmëfinaliste, Jokic mban Denver në garë, Detroit pranë eliminimit

Oklahoma është skuadra e parë që pret një biletë për në gjysmëfinalet play off në NBA, duke mundur 131-122 Phoenix në ndeshjen e katërt çerekfinale dhe fitoi 4-0 serinë. Një ndeshje spektakolare, ku për kampionët u dallua Shai me 31 pikë. Po në Perëndim, skuadra e Denver fitoi 125-113 ndaj Minnesota dhe rihap garën për një vend në gjysmëfinale. Tashmë Minnesota udhëheq 3-2 me ndeshje. Nikola Jokic realizoi një “triple double” për vendasit (27 pikë, 12 rebound, 16 asist). Surpriza më e madhe mbetet në Lindje, ku Detroit është në prag të eliminimit pas humbjes 94-88 në fushën e Orlando. Kjo e fundit udhëheq 3-1 serinë e takimeve. Bane me 22 pikë ishte shënuesi më i mirë për Orlando, ndërsa 25 pikët e Cunningham për...