Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Oklahoma “shpëton” në shtesë, Spurs mposhtin Lakers, triumfojnë Denver, Detroit e Warriors
Kampionët e Oklahoma u rikthyen sot te fitorja pas dy humbjesh radhazi, duke mundur pas kohës shtesë Utah Jazz me shifrat 129-125. Alexander Shai me 46 pikë ishte më i miri në fushë. Fiton edhe Detroit, që falë 31 pikëve të Isaiah Stewart mundi 108-93 Chicago. Skuadra e San Antonio mundi 107-91 Lakers në përballjen mes dy ekipeve pretendente në Perëndim. Doncic realizoi një “triple double” (38 pikë, 19 rebound, 10 asist), por që s’mjaftuan. Për Spurs, 51 pikë erdhën nga lojtarët e stolit, me Jonson që realizoi 27 pikë. Jashtë fushe fiton Denver, që mundi 114-110 Boston. Peyton Watson me 30 pikë u dallua për miqtë. Fitore të rëndësishme korri edhe Golden State, që falë 31 pikëve të Curry mundi 120-113 Milwaukee. Pa probleme...