Oklahoma mposht Lakers në gjysmëfinalen e parë, Detroit triumfon ndaj Cleveland

Oklahoma mposht Lakers në gjysmëfinalen e parë, Detroit triumfon ndaj Cleveland

Pas kualifikimit të vështirë në gjysmëfinalet play off në Konferencën e Lindjes, skuadra e Detroit i nis mbarë këto sfida. Në fushën e saj, ekipi i Pistons mundi 111-101 Cleveland, duke fituar sfidën e parë mes tyre. Ndeshje në përgjithësi e ekuilibruar, me Detroit që triumfoi falë një loje më të mirë kolektive. Gjashtë lojtarë realizuan mbi 10 pikë, përfshi titullarët, duke i bërë të pavlefshme 45 pikët e dyshes Mitchell-Harden për miqtë. Në Konferencën e Perëndimit, skuadra e Cleveland mposhti 108-90 Lakers, duke fituar sfidën e parë gjysmëfinale. Skuadra kampione ishte ndjeshëm më superiore në fushë, duke e merituar fitoren. LeBron James realizoi 27 pikë për Lakers, por që mbetën për statistikë (ndihet mungesa e Luka Doncic), ndërsa për Oklahoma u dallua Chet Holmgren,...