“Nuk shqetësohem”, Simeone zbulon ekipet që duan Julian Alvarez dhe ka një mesazh të qartë

“Nuk shqetësohem”, Simeone zbulon ekipet që duan Julian Alvarez dhe ka një mesazh të qartë

28 Prill 2026 20:15 Telesport Në konferencën e sotme për shtyp, një ditë para përballjes me Arsenalin, Diego Simeone nuk i ka shpëtuar dot pyetjes në lidhje me të ardhmen e Julian Alvarez. Argjentinasi do të jetë personazhi kryesor i verës së ardhshme dhe interesin e madh të ekipeve të tjera ndaj tij, e ka pranuar dhe Diego Simeone. “Arsenal i interesuar për Julian Alvarez? Epo, nuk jam në mendjen e tij. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe ka interes nga Arsenali, PSG, Barcelona dhe ekipe të tjera. Por kjo nuk është asgjë për të cilën jam i shqetësuar. Mendja ime është vetëm tek Arsenal dhe te mënyrat që duhet të gjejë për ta ndëshkuar ku të jetë e mundur”, tha Simeone.