“Nuk mund të jetë trajner pas këtij turpi”, legjenda e Brazilit i ashpër me Ançelotin: Do t’ja grisja kontratën

“Nuk mund të jetë trajner pas këtij turpi”, legjenda e Brazilit i ashpër me Ançelotin: Do t’ja grisja kontratën

Brazili u largua në mënyrë zhgënjyese nga kjo Kupë Bote. Seleçao nuk mundi të ringrihej as nën drejtimin e një strategu si Karlo Ançeloti. Trajneri italian po përballet me kritika të forta në Brazil. Legjenda e Kombëtares amerikano-jugore, Romario, është treguar i ashpër me Ançelotin. Ai ka deklaruar se do t’ja griste kontratën italianit pak atij eliminimi të turpshëm. “Nuk ka asnjë mënyrë që Ançeloti të vazhdojë si trajner i ekipit kombëtar brazilian pas kësaj fiaskoje, këtij turpi që shkaktoi (kundër Norvegjisë). Do ta grisja atë kontratë dhe do t’i thoja ta çonte në gjyq”, ka deklaruar Romario./Sport Ekspres/