“Nuk kuptoj kritikat ndaj Allegrit, verën e kaluar s’u përforcua me Van Basten dhe Gullit”
8 Prill 2026 11:28 Alfred Lleshi Ish-sulmuesi dhe komentatori Jose Altafini foli për “Tuttosport” mbi vështirësitë e sulmit të Milanit: “E prisja humbjen në Napoli, nuk më habit dalja nga gara për titull, sepse Allegri me këtë skuadër nuk mund të bënte më shumë. Grupi i Milanit i përgjigjet renditjes; Interi dhe Napoli mbeten superiorë ndaj kuqezinjve”. Ai komentoi edhe kritikat ndaj trajnerit Max Allegri: “Nuk i kuptoj, mori një Milan që vinte nga vendi i 8-të dhe e bëri konkurrues, pa blerje të mëdha. Nuk erdhën Van Basten dhe Gullit verën e kaluar…” Për merkaton, Altafini sugjeron: “Prioritet duhet të jetë ‘shtylla kurrizore’, një mbrojtës i fortë dhe një mesfushor i nivelit të lartë pranë Modric e Rabiot. Sulmi ka nevojë për më shumë...
Burimi:
telesport.al