Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Nuk ka ndryshime në SHRF Elbasan, Ilirjan File rizgjidhet kryetar
U zhvilluan sot punimet e Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore të Shoqatës Rajonale të Futbollit Elbasan, ku morën pjesë 29 anëtarë të shoqatës, të përfaqësuar nga 31 delegatë, të cilët diskutuan dhe miratuan çështjet kryesore të rendit të ditës, ku më e rëndësishmja ishte zgjedhja e kryetarit të SHRF Elbasan për katërvjeçarin e ardhshëm. Komisioni i Verifikimit, që është organi përgjegjës për organizimin e procesit zgjedhor, deklaroi se komisionit i është paraqitur vetëm një kandidaturë për Kryetar, konkretisht kërkesa për rikandidim nga z. Ilirjan File, i propozuar nga 21 anëtarë të shoqatës. Pas votimit, Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e Shoqatës Rajonale të Futbollit Elbasan, me unanimitet të plotë, vendosi të zgjedhë Kryetar të SHRF Elbasan z. Ilirjan File me mandat 4 (katër) vjeçar. Në fjalën e...