Nuk gjeti hapësirë te Dinamo, Jonuzi shkon te Drenica e Brdariç

Nuk gjeti hapësirë te Dinamo, Jonuzi shkon te Drenica e Brdariç

Ishte keq me minutat te Dinamo Siti… Në dritaren e merkatos së janarit kuksiani Fjoart Jonuzi ndryshon skuadër ndërsa i bashkohet kampionatit kosovar te ekipi i Drenicës që pas largimit të Bylbyl Sokolit drejtohet nga kroato-germani Tomas Brdariç. Njoftimi i Drenicës: “FC Drenica ka kënaqësinë të ju njoftojë për arritjen e marrëveshjes me mesfushorin e mirënjohur, Fjoart Jonuzi! 29-vjeçari vjen nga kampionati shqiptar (Abissnet Superiore), ku së fundmi ishte pjesë e Dinamo City. Jonuzi sjell në “Bajram Aliu” një eksperiencë të jashtëzakonshme, duke pasur në CV-në e tij ekipe elitare si: KF Tirana, KF Vllaznia, FK Kukësi, SC Gjilani dhe KF Laçi. Jonuzi do të jetë një “motor” i rëndësishëm në mesfushën tonë për arritjen e objektivave të klubit. Mirë se vjen në shtëpinë e...