“Nuk e shijoj më sportin tonë, futbolli është bërë i tmerrshëm”; shpërthen Ruud Gullit

“Nuk e shijoj më sportin tonë, futbolli është bërë i tmerrshëm”; shpërthen Ruud Gullit

3 Mars 2026 14:15 Alfred Lleshi Një nga ikonat e futbollit europian nuk përmbahet më. Legjenda holandeze Ruud Gullit ka lëshuar kritika të forta ndaj futbollit modern, duke pranuar se ka humbur kënaqësinë për ta ndjekur: “Kam vendosur të ndaloj së shikuari futboll. Nuk e shijoj më sportin tonë. Pashë Arsenal kundër Chelsea, çfarë ndeshjeje ABSOLUTISHT E TMERRSHME futbolli! Shoh lojtarë që përpiqen të fitojnë goditje këndi, që përpiqen të fitojnë rivënie anësore, shoh djemtë e topave gati për t’u dhënë peshqirë lojtarëve. Futbolli është bërë absolutisht i tmerrshëm. Shpresoj që kjo të mos jetë rruga drejt së cilës po shkojmë. Pres lojtarë që të përballen sërish me mbrojtësit, dikë si Lamine Yamal. Po më mungon gëzimi, nuk e shijoj më futbollin. Të gjithë po...