“Nuk e fitoi Vllaznia, e humbi ndeshjen Dinamo”! Artur Cobani e sheh ndryshe: Penalltia nuk ishte, e thotë edhe më fanatiku i Vllaznisë…
Artur Cobani ishte i ftuar në emisionin “Kubi Sportiv” që moderohet nga Drilon Xhepollari në “EuroNeës Albania”. Specialisti i futbollit ka komentuar ndeshjen mes Dinamos dhe Vllaznisë, e mbyllur në shifrat 0-2. Sipas Cobanit, kjo ndeshje është humbur që para tre ditëve, pa nisur akoma, pas deklaratave të Ilir Dajës për Pinarin ku i kërkonte që të sillte ndonjë futbollist dhe të mos fliste për objektivat e ekipit.?“Ndodh kudo në botë, ky rivalitet, nuk është ndonjë gjë e papranueshme. Unë nuk mendoj se Vllaznia fitoi me Dinamon, por Dinamo humbi me Vllazninë. Para dy ditëve, trajneri Daja bëri një luftë të brendshme me deklaratën, ishte e gabuar. Situata të tilla, me dy ditë para ndeshje me Vllazninë, është një problem i madh, nuk kishte pse...
Burimi:
sportekspres.com