Norvegjia “kalëron” mbi supet e Haaland; nga rosat prej gome të Erling te historia e vdekjes që zgjati 8 minuta

Norvegjia “kalëron” mbi supet e Haaland; nga rosat prej gome të Erling te historia e vdekjes që zgjati 8 minuta

Ditën kur Alf-Inge Haaland erdhi në jetë, Norvegjia ishte vetëm në fillesat e bumit të saj ekonomik, shoqëror dhe sportiv. Ishte viti 1972. Tri vite më herët, rreth Krishtlindjeve, ishte zbuluar gjiganti naftënxjerrës Ekofisk, i destinuar të ndryshonte historinë e vendit që deri atëherë konsiderohej, jo pa të drejtë, shteti më rural i Skandinavisë dhe një nga më ruralët në Europë. Haaland i ri është trashëgimtari më i shquar i brezit të “arit të zi”, naftës që e shndërroi Norvegjinë në një nga vendet më të pasura në botë. Monarkia dhe qeveria norvegjeze investuan, dhe vazhdojnë të investojnë, të gjitha të ardhurat nga nafta në Fondin Sovran, nga i cili çdo vit mund të tërhiqet vetëm 3% e kapitalit. Çfarë lidhjeje ka kjo me futbollin...