Norvegjia i kundërpërgjigjet “flakë për flakë” Francës me 4 gola, “uragani” Haaland godet Botërorin

Norvegjia i kundërpërgjigjet “flakë për flakë” Francës me 4 gola, “uragani” Haaland godet Botërorin

17 Qershor 2026 8:20 Alfred Lleshi Debutim bindës për Norvegjinë në Kupën e Botës 2026. Kombëtarja e drejtuar nga Solbakken mposhti Irakun me rezultatin 4-1 në ndeshjen e parë të Grupit I, duke iu përgjigjur Francës, e cila disa orë më parë kishte fituar ndaj Senegalit. Norvegjia iu kundërpërgjigj Francës, ndërsa Erling Haaland iu përgjigj Kylian Mbappé. Pas dopietës së sulmuesit të Real Madridit, erdhi edhe ajo e bomberit të Manchester City, i cili shënoi dy herë në pjesën e parë dhe e nisi Botërorin e tij të parë në mënyrën më të mirë. Për Irakun shënoi Hussein, duke barazuar përkohësisht rezultatin. Edhe pse skuadra aziatike zhvilloi një pjesë të dytë të mirë, u detyrua t’i dorëzohej cilësisë dhe forcës fizike të norvegjezëve. Edhe një...