Norris: Gara në Australi ishte kaotike, diferenca deri në 50km/orë mes makinave, rrezikojmë aksidente

Norris: Gara në Australi ishte kaotike, diferenca deri në 50km/orë mes makinave, rrezikojmë aksidente

Botërori i Formula 1 ka nisur mes shumë polemikave në lidhje me rregullat e reja që po zbatohen këtë vit. Një nga temat e garës së Australisë, ku u bënë 120 parakalime, krahasuar me 45 vitin e kaluar, lidhet me drejtimin e makinave, dukshëm ndryshe nga ai që është parë deri më tani. Manovrat e parakalimit në veçanti janë vënë nën shqyrtim nga vetë pilotët, të cilët e kanë gjetur veten duke u përballur me një mënyrë të re për t’iu afruar rivalëve të tyre në pistë. Lando Norris, i cili e kishte kundërshtuar Max Verstappen për kritikat e tij gjatë parasezonit, tani ka ndryshuar rrënjësisht qëndrimin e tij. “Gara ishte shumë kaotike. Do të ketë një përplasje të madhe dhe kjo do të jetë...