“Njësoj si BBC?”, ish-ylli i Real-it: Më duket pak e nxituar
Kiko Casilla tha se është e parakohshme të krahasohet treshja e re e Real Madridit, Kylian Mbappe, Vinicius Junior dhe nënshkrimi i ri Yan Diomande, me treshen legjendare të Cristiano Ronaldos, Karim Benzema dhe Gareth Bale. Përpara fillimit të sezonit të ri të La Ligas këtë fundjavë, ish-portieri i Los Blancos, Casilla, tha për treshen e re të Madridit, Mbappe, Vinicius dhe Diomande, dhe krahasimin e tyre me BBC (Benzema, Bale, Cristiano): “Për mua, jo”, thai. “Ata ende kanë rrugë për të bërë. Sidomos Diomande, i cili është, në një farë mënyre, një i sapoardhur në futboll. Nëse shikoni prapa, Diomande ka qenë futbollist profesionist vetëm për një kohë shumë të shkurtër. “Dy vjet më parë ai ishte te Leganés. Ai ende ka një rrugë...
Burimi:
telesport.al