Njëri po shkëlqen te PSG, tjetrin e kerkon Bayern. Bavarezët piketojnë vëllain e Khvicha Kvaratskhelia

Njëri po shkëlqen te PSG, tjetrin e kerkon Bayern. Bavarezët piketojnë vëllain e Khvicha Kvaratskhelia

5 Maj 2026 20:33 Telesport Gjithmonë i vëmendshëm ndaj talenteve të reja, Bayern Munich ka piketuar yllin e ardhshëm të ekipit në Gjeorgji. Sipas La Gazzetta Georgia, Bayern Munich është vënë pas Tornike Kvaratskhelia. 16-vjeçari i cili është produkt i i akademisë së Dinamo Tbilisit dhe ka rënë në sy me perfomancat e tij me ekipet e të rinjve dhe paraqitjeve të tij të para me skuadrën e të rriturve. Ai është vëllai i Khvicha Kvaratskhelia, yllit gjeorgjian të PSG-së. Shenjat e para janë që edhe Tornike duket në hapat dhe rrugën e të vëllait. Ai luan si anësor i majtë dhe konsiderohet si një lojtar me të ardhme të madhe. Javët në vijim, Tornike pritet të udhëtojë drejt Gjermanisë, ku do të vizitojë klubin...