Një rrugëtim i gjatë, plot 21 vite. Gati të nisë “Last Dance” i Messit me Argjentinën

Një rrugëtim i gjatë, plot 21 vite. Gati të nisë “Last Dance” i Messit me Argjentinën

16 Qershor 2026 12:02 Alfred Lleshi Botërori i fundit i Messit vjen saktësisht 21 vite pas debutimit të tij me Argjentinën. Më 17 gusht 2005 në një miqësore kundër Hungarisë, Leo hyri në minutën e 64-t në vend të Lisandro López dhe u ndëshkua me karton të kuq vetëm një minutë më vonë. Vilmos Vanczák e mbajti për fanelle, Messi reagoi dhe e goditi në fytyrë, ndërsa gjyqtari Merk dha karton të kuq direkt. Nga ajo ditë deri më 11 korrik 2021, Messi nuk fitoi asnjë trofe me Argjentinën, por humbi 4 finale të mëdha: 3 në “Copa America” dhe Botërorin 2014 kundër Gjermanisë. Pas vitit 2021, gjithçka ndryshoi, teksa fitoi “Copa America” ndaj Brazilit, Botërorin 2022 në Katar dhe “Copa America” 2024. Tani vjen...