Një pjesë e dytë fantastike. Atletico Madrid nuk e llogarit Clube Brugge dhe siguron biletën për 1/16-at (video)
Atletico Madrid është ekipi i parë nga play-off që ka siguruar biletën për në 1/16-at në Champions League, duke iu bashkëngjitur keshtu 8 ekipeve tashmë të kualifikuara nga faza e mëparshme. Pas barazimit dramatik 3-3 në ndeshjen e parë në Brugge, në ndeshjen e kthimit në “Metropolitano”, Atletico Madrid fitoi 4-1 ndaj Club Brugge. Sfida u zhbllokua në minutën e 23-të ku pas një topi të gjatë të marrë nga portieri Jan Oblak ishte Alexander Sorloth që gjeti golin me një goditje të fuqishme me të majtën. SHIKOGOLIN Në minutën e 36-të, belgët barazuan shifrat me golin e Joel Ordonez, i cili shënoi me kokë pas asistit me kokë që mori nga Brandon Mechele, pas një goditjeje këndi. Pjesa e parë mbyllet 1-1. SHIKOGOLIN Pjesa...
Burimi:
telesport.al