Një Juventus SPEKTAKOLAR, fitore e madhe ndaj Napolit. Huli bashkë me Zhegrovën në stol (video)
Juventus ka marrë një fitore shumë të rëndësishme 3-0 ndaj Napolit, në sfidën e luajtur në “Allianz Stadium”, e vlefshme për javën e 22-të në Serie A. Rezultati u zhbllokua në minutën e 22-të, ku pas një aksioni të gjatë dhe asistit me finte të Manuel Locatelli, ishte Jonathan David, ai që dërgoi topin në rrjetë. Festë e madhe te bardhezinjtë, të cilët “ngrijnë” për momentin, pasi ndërhyn VAR, duke qenë se dyshohet për pozicion jashtëloje. Konfirmohet gjithçka në rregull, goli dhe festa e Juventusit janë legjitime. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për bardhezinjtë. Goli i dytë dhe i sigurisë erdhi në minutën e 77-të, ka pas një topi të humbur në krah të Juan Jesus dhe asistit të sapo futurit në fushë, Fabio Miretti,...
Burimi:
telesport.al