Një javë nga fundi, Flamurtari bie nga kategoria, në fije të perit Teuta dhe Vora

Një javë nga fundi, Flamurtari bie nga kategoria, në fije të perit Teuta dhe Vora

Adriatik BALLA Dje u zhvilluan ndeshjet e javës së 35-të të Kategorisë Superiore, të cilat nuk prodhuan vetëm rezultate befasuese, por edhe emocione të forta, teksa u dha verdikti i parë sezonal. Flamurtari i Vlorës bie nga kategoria, ndërsa Partizani mbetet jashtë “Final Four”, pasi rivalja për vendin e katërt, Dinamo, fitoi me Vorën dhe siguroi pjesëmarrjen në “play-off”. Siç shihet, disa verdikte u dhanë, por në javën e fundit mbetet të zgjidhen edhe disa pikëpyetje të tjera. së pari duhet mësuar emri i skuadrës që do të shoqërojë Flamurtarin një kategori më poshtë. më shumë rrezikon Teuta, por komplikojnë situatën e tyre edhe Vora, Bylisi e Tirana nëse nuk fitojnë. Tirana do të ndeshet me Elbasanin në transfertë, Vora do të ketë duel direkt...