Një hap mbrapa në karrierën e Kristjan Asllanit, mesfushori lë Serie A dhe shkon te Beshiktashi

Një hap mbrapa në karrierën e Kristjan Asllanit, mesfushori lë Serie A dhe shkon te Beshiktashi

Një hap mbrapa në karrierën e Kristjan Asllanin! Mesfushori i Interit mbylli para kohe huazimin te Torino dhe tani do të ndryshojë tërësisht kampionat. Më herët Asllani u shpreh se kishte refuzuar oferta të rëndësishme për Torinon, por situata nuk shkoi aspak sipas parashikimit. Tashmë Asllani ka kaluar një hap më mbrapa pasi ka zgjedhur që t’i bashkohet Beshiktashit. Lajmi është bërë i ditur nga Fabrizio Romano dhe pritet që pasdite Asllani të shkojë në Stamboll. Bëhet fjalë për një huazim me të drejtë blerje, por mundësia e blerjes nuk është e detyrueshme për klubin turk. Nga ana tjetër Beshiktashi siguron rrogën për Asllanin deri në qershor. /Sport Ekspres/