Nis “ankandi” për Bernardo Silva; oferta e parë e Barcelonës në pritje…

Nis “ankandi” për Bernardo Silva; oferta e parë e Barcelonës në pritje…

Manchester City po kalon një nga momentet më të vështira të viteve të fundit. Pas eliminimit nga Champions League ndaj Real Madridit, skuadra e Guardiolës ka humbur terren në Premier League ndaj Arsenalit, duke lënë dyshime për përfundimin e sezonit. Në këtë situatë, shfaqet figura e Bernardo Silvës, një nga shtyllat e City vitet e fundit. Portugezi, 31 vjeç, po kërkon një sfidë të re pas një karriere të suksesshme në Angli. Kontrata e tij skadon në qershor dhe gjithçka tregon se nuk do të vazhdojë në “Etihad”. Në këtë kuadër, Juventusi është shumë e interesuar për të. Sipas “Gazzetta dello Sport”, klubi bardhezi e sheh Silvën si element kyç për të nisur një cikël fitues. Oferta përfshin një kontratë 3-vjeçare me opsion për një...