Ngjitja e Lautaros në kombëtare; ja pse mund të jetë titullar me Argjentinën në Botëror

Ngjitja e Lautaros në kombëtare; ja pse mund të jetë titullar me Argjentinën në Botëror

Shumë herë në histori, ndeshja e fundit miqësore para një Botërori ka ndryshuar fatin e një skuadre ose të një lojtari. Një traditë që mund të vazhdojë edhe me Lautaro Martinez, të cilin e njohim shumë mirë nga futbolli italian. Katër vite më parë, kapiteni i Interit mbërriti në Botërorin e Katarit në kushte fizike jo ideale dhe u detyrua ta jetonte triumfin e Argjentinës në një rol dytësor. Që atëherë, ndeshjet si titullar nuk kanë qenë të shumta, pasi ishte kaluar në hierarki nga Julian Alvarez. Sot situata është e kundërta. Alvarez është i dëmtuar dhe ende vuan pasojat e ndrydhjes së kyçit të këmbës, çka e detyroi të humbiste pesë ndeshjet e fundit në La Liga dhe u përkeqësua pas aktivizimit në gjysmëfinalen...