Nga Vllaznia te Vllaznia, Teuta kërkon kthesën e madhe për të ringjallur sezonin
Teuta përgatitet për një nga ndeshjet më delikate të këtij momenti të sezonit. Do të përballet me Vllazninë në një duel që pritet të ketë peshë të madhe si për renditjen, ashtu edhe për aspektin psikologjik të skuadrës. Blutë durrsake ndodhen në një periudhë jo pozitive, ku mungesa e fitoreve ka ndikuar drejtpërdrejt në objektivat e tyre, ndërsa përballë do të kenë një Vllazni që vjen me moral të lartë dhe paraqitje bindëse në javët e fundit. Ironikisht, fitorja e fundit e Teutës në kampionat lidhet pikërisht me emrin e Vllaznisë. Në atë përballje të zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, Teuta arriti të merrte tri pikë shumë të rëndësishme falë fitores 0-1, me golin e shënuar nga Beshiraj. Një sukses që në atë kohë u...
Burimi:
gijotina.com