Nga trajneri i ri i Kombëtares te Final Four e deri te Europiani Socca, gjithçka që u diskutua në episodin e 31-të të “Në Shtëpinë e Futbollit”
Në FSHF TV u transmetua emisioni i 31-të i “Në Shtëpinë e Futbollit”, me fokus te Kombëtarja shqiptare, faza “Final Four” e “Abissnet Superiore” dhe Kampionati Europian i Socca-s që po zhvillohet në Shqipëri. Nën moderimin e Lenida Halilaj, të ftuar në studio ishin gazetari sportiv Alban Xhihani dhe specialisti i Departamentit PR dhe FSHF TV, Renaldo Sinani. Pjesa kryesore e emisionit iu dedikua zyrtarizimit të trajnerit të ri të Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, si dhe mbylljes së ciklit të trajnerit Silvinjo në krye të kuqezinjve. Në studio u analizuan deklaratat e Presidentit të FSHF-së, Armand Duka, dhe trajnerit Maran në konferencën zyrtare për media, ku u shpalosën edhe objektivat e ekipit Kombëtar për periudhën e ardhshme, me synimin për të siguruar vendin e parë...
Burimi:
telesport.al