Nga “psikolog normalizues” te “nuk jam budalla”; metamorfoza e Chivu për titullin

Nga “psikolog normalizues” te “nuk jam budalla”; metamorfoza e Chivu për titullin

17 Prill 2026 13:29 Alfred Lleshi Më 9 qershor 2025, Interi njoftoi zyrtarisht Cristian Chivu si trajnerin e ri. Rumuni, pas një eksperience të shkurtër pozitive te Parma, u kthye me një mision të vështirë; të menaxhonte një skuadër të goditur nga “shuplaka” 5-0 në finalen e Champions League dhe nga titulli i humbur “in extremis”, me largimin e Simone Inzaghi drejt Arabisë dhe dhomë zhveshjeje të tensionuar (rasti Lautaro Martínez-Hakan Çalhanoğlu). Fillimisht, Chivu veproi si “normalizues”, më shumë psikolog sesa taktik, duke vendosur qetësinë përpara ndryshimeve taktike. Moduli mbeti i lidhur me 3-5-2 e Inzaghit edhe për shkak të merkatos. Pikë kthese u bë Juventusi. Pas humbjes 4-3 në ndeshjen e pare me bardhezinjtë, Interi nisi një seri që e çoi në krye, sot...