Nga Parisi në Stamboll, Kristjan Asllani mbulohet me oferta
Aventura e Kristjan Asllanit te Torinoja do të përfundojë përpara kohe. Klubi italian ka vendosur që në këtë merkato dimërore të ndërpresë bashkëpunimin me mesfushorin e Kombëtares kuqezi, duke e rikthyer te Interi. Këta të fundit, nga ana tjetër, po punojnë për t’i gjetur një tjetër ekip për të vazhduar karrierëne tij. Përpos Xhenoas, Bolonjës e Kaljarit, Asllani është mbuluar me oferta edhe jashtë Serisë A. Sipas mediave turke, Beshiktashi ka kërkuar informacion për lojtarin shqiptar. Por Asllani nuk kërkohet vetëm në Stamboll. Interes për të ka edhe nga elita e Francës. Paris FC ka piketuar fubollistin e Interit për të sjellë cilësinë e duhur në skuadër. Megjithatë, dëshira e Kristjanit është që të vazhdojë të qendrojë në Serinë A, kampionat të cilin e njeh...
Burimi:
sportekspres.com