Nga Mourinho te Klopp, “ankand” gjigantësh për pankinën e Real Madrid

Nga Mourinho te Klopp, “ankand” gjigantësh për pankinën e Real Madrid

28 Prill 2026 8:07 Alfred Lleshi Real Madridi po kërkon një trajner të ri dhe gara duket e kufizuar mes dy emrave të mëdhenj; José Mourinho e Jürgen Klopp. Álvaro Arbeloa nuk ka bindur për të vazhduar, pavarësisht se ka ndjekur udhëzimet e klubit në menaxhimin e skuadrës. Drejtuesit kërkojnë një profil të fortë për të rikthyer në majë ekipin plot yje, që ka zhgënjyer kolektivisht. Mourinho është i gatshëm për një rikthim në “Santiago Bernabéu”, duke ndjekur shembullin e Zinedine Zidane dhe Carlo Ancelotti. Ai ka marrëdhënie të mira me Florentino Pérez, por rikthimi i tij ndan opinionin e tifozëve pas periudhës së parë plot polemika. Nga ana tjetër, Klopp aktualisht është pjesë e projektit “Red Bull” si drejtor futbolli. Ai ka dyshime për një...