Nga Modric te Rabiot… Nëse largohet Allegri, disa senatorë mund t’i thonë lamtumirë Milanit
Në fund të ndeshjes, Luka Modric shikonte “Curva Sud” pothuajse i habitur. Në dorë mbante maskën me të cilën u rikthye të luante në kohë rekord, pas frakturës në mollëz, e pësuar kundër Juventusit më pak se një muaj më parë. As klasi i kroatit nuk mjaftoi për Milanin. Pas fitores me Genoa, sfida ndaj Cagliarit duhej të ishte festa e madhe, por u kthye në makth. Me kualifikimin në Champions League, Modric kishte dhënë sinjale se dëshironte të qëndronte edhe një sezon në Milano për “vallen e fundit” në kompeticionin që e ka fituar 6 herë. Tani gjithçka është në dyshim. Kroati do të luajë në Botëror dhe në shtator mbush 41 vjeç. Kontrata parashikon edhe një vit, por vendimin final do ta marrë...
Burimi:
telesport.al