Nga faza finale e Abissnet Superiore te intervista me Myrto Uzunin. Gjithçka që u diskutua në episodin e radhës në “Shtëpinë e Futbollit”

Nga faza finale e Abissnet Superiore te intervista me Myrto Uzunin. Gjithçka që u diskutua në episodin e radhës në “Shtëpinë e Futbollit”

Emisioni i 29-të i “Në Shtëpinë e Futbollit” u transmetua live në FSHF TV, duke sjellë një panoramë të plotë të aktualitetit të futbollit shqiptar, me theks te paraqitjet e shkëlqyera të legjionarëve dhe momentet vendimtare të sezonit në “Abissnet Superiore”. Nën moderimin e Lenida Halilaj, të ftuar në studio ishin Drejtori i Departamentit të PR dhe FSHF TV, Fatjon Kodra, si dhe gazetari dhe komentatori i FSHF TV, Jurgen Zela. Diskutimet u përqendruan te forma e mirë e futbollistëve shqiptarë jashtë vendit, të cilët po spikasin në kampionatet ku aktivizohen. Kristjan Asllani ishte protagonist me gol dhe asist për Besiktas, ndërsa Qazim Laçi realizoi gjithashtu gol dhe asist për Rizespor. Indrit Tuci u rikthye te goli në Turqi, ndërsa në Rusi, Mirlind Daku shënoi...