Nga “Etihad” te rrjetet sociale; miqësia e Guardiolës me gazetaren në qendër të vëmendjes në Angli
Ndërsa Manchester City po përjeton fundin e një epoke historike me largimin e Pep Guardiolës nga stoli i klubit, mediat britanike kanë sjellë në vëmendje një aspekt më pak të njohur të viteve të tij në “Etihad”; raportin e veçantë që trajneri katalanas ka ndërtuar me prezantuesen sportive Natalie Pike. Emri i Pike është bërë temë diskutimi në gazetat dhe portalet angleze pas publikimit të disa pamjeve nga ceremonia e lamtumirës së Guardiolës, ku gazetarja shfaqej duke përqafuar trajnerin spanjoll në një moment të ngrohtë dhe emocional. Videoja u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, duke nxitur komente të shumta mes tifozëve të Manchester City. Natalie Pike është prej vitesh një nga figurat më të njohura të medias së klubit. Tifoze e deklaruar e City...
Burimi:
telesport.al