Nga “Élite” te “Lady Mbappé”; njihuni me të dashurën aktore të yllit francez

Nga “Élite” te “Lady Mbappé”; njihuni me të dashurën aktore të yllit francez

9 Mars 2026 13:44 Alfred Lleshi Periudhë plot risi për Kylian Mbappé. Ylli i Real Madridit po kalon fazën e rehabilitimit pas një ndrydhjeje në gju, me synim shpejtimin e rikthimit në fushë. Jashtë saj, ai është bërë pjesë e lajmeve të gossip-it, jo vetëm sepse më në fund mori patentën në moshën 27-vjeçare. Mbappé është fotografuar së fundmi me aktoren spanjolle Ester Expósito. Sipas “Hola”, të dy janë parë fillimisht në një lokal në Madrid ku “janë puthur gjatë gjithë natës”, ndërsa më pas edhe në një restorant luksoz në Paris. Futbollisti ndodhej në kryeqytetin francez për terapi mjekësore, ndërsa aktorja ishte e angazhuar me evente të javës së modës. 25-vjeçarja u bë e famshme në mbarë botën falë rolit të Carla Caleruega në...