Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Nga Barcelona në Miami, nga Botërori te familja, Lionel Messi rrëfen gjithçka nga “universi” i tij
2026 pritet të jetë një vit për t’u shënuar me të kuqe për Leo Messin. Kapiteni i Argjentinës është gati të përjetojë një sezon plot sfida dhe ëndrra. Nga njëra anë aventura me Inter Miami, nga ana tjetër dy sfida madhore me “Albiceleste”. Fillimisht “Finalissima” kundër Spanjës, pastaj kulmi absolut, Botërori i Amerikës së Veriut, i planifikuar mes SHBA, Meksikës dhe Kanadasë. Para se të zhytet në përgatitjet e parasezonit, “Pleshti” u rrëfye në një intervistë për “Luzu TV”, duke folur për futbollin, por edhe për jetën e përditshme. “Ne jetojmë me topin, gjithë ditën. Edhe ata vijnë shpesh këtu në klub, stërviten”, – ka rrëfyer Messi, duke iu referuar fëmijëve të tij. Po në shtëpi, a luhet? Jo gjithmonë. “Nuk na lënë shumë në...