Nga analiza e javës së 31-të te “Final Four”, ja çfarë u diskutua në episodin e 26-të “Në Shtëpinë e Futbollit”
Emisioni i 26-të i “Në Shtëpinë e Futbollit” u transmetua sot live në FSHF TV, me fokus zhvillimet më të fundit në kampionatin “Abissnet Superiore” dhe në aktivitetet e futbollit shqiptar. Nën moderimin e Lenida Halilaj, të ftuar në studio ishin gazetari sportiv Gjergji Xharo dhe Drejtori i Departamentit të Kërkimit dhe Zhvillimit në FSHF, Alban Tafaj. Gjatë emisionit u analizua java e 31-të e kampionatit “Abissnet Superiore”, me vëmendje të veçantë te gara për një vend në Final Four. Një nga temat kryesore ishte edhe Vllaznia, skuadra e parë që ka siguruar matematikisht pjesëmarrjen në Final Four, ndërsa u diskutua gjithashtu edhe për garën e fortë për mbijetesë në elitën e futbollit shqiptar. Një tjetër temë e diskutimit ishte edhe sezoni i AF Elbasanit...
Burimi:
telesport.al