Neymar i përgjigjet Ancelottit për mos thirrjen te Brazili: I trishtuar dhe i zhgënjyer, por…

Neymar i përgjigjet Ancelottit për mos thirrjen te Brazili: I trishtuar dhe i zhgënjyer, por…

Carlo Ancelotti bëri të ditur të hënën listën e 26 lojtarëve të thirrur nga Brazili për miqësoret e këtij muaji, të fundit para Botërorit 2026. “Seleçao” do të luajë kundër Francës dhe Kroacisë, por edhe këtë herë emri i Neymarit nuk është në listë. Trajneri italian e shpjegoi vendimin: “Ai nuk do të vijë sepse nuk është në 100%, por nëse do të jetë gati për Botërorin, mund të thirret”. Gjatë një eventi të “Kings League Brazil”, sulmuesi i Santos komentoi publikisht mos thirrjen e tij: “Flas sepse nuk mund ta lë këtë gjë pa përgjigje. Sigurisht që jam i zhgënjyer dhe i trishtuar që nuk u thirra. Megjithatë, mbetem i përqendruar, ditë pas dite, stërvitje pas stërvitjeje, ndeshje pas ndeshje. Do ta arrijmë qëllimin...