Newcastle nuk tregon aspak mëshirë për Qarabag, dy gola për një minutë në “St.James’Park” (video)

Newcastle nuk tregon aspak mëshirë për Qarabag, dy gola për një minutë në “St.James’Park” (video)

24 Shkurt 2026 21:15 Telesport Pavarësisht fitores së thellë në ndeshjen e parë në Baku, me shifrat 1-6, Newcastle e ka nisur furishëm edhe ndeshjen e kthimit ndaj Qarabag, e cila po luhet aktualisht në “St.James’Park”. “Qymyrxhinjtë” po udhëheqin 2-0, duke shënuar dy gola për një minutë, që në 6 minutat e para të takimit. Në minutën e 5-të ishte Sandro Tonali, i cili shënoi pas një aksioni të gjatë, nisur pikërisht nga këmbët e tij. Në minutën e 6-të, pas një topit ë humbur nga miqtë në zonën e tyre, ishte Joelinton që dyfishoi shifrat, pas asistit të Harvey Barnes. Në dy sfidat e tjera, Inter-Bodo/Glimt dhe Bayer Leverkusen-Olympiakos, mungon ende goli. SHIKOGOLAT