New York ekipi i parë finalist në Lindje, Minnesota barazon 2-2 serinë e takimeve me Spurs
New York Knicks është ekipi i parë finalist i play off-it në Konferencën e Lindjes në NBA. Ata fituan sot 144-114 ndaj Philadelphia, duke triumfuar 4-0 me ndeshje. Një dominim absolut i skuadrës nju-jorkeze, që triumfoi në të katërta takimet gjysmëfinale. Të gjithë titullarët e New York realizuan mbi 10 pikë, me McBridge e Brunson që së bashku realizuan 47 pikë. Në Konferencën e Perëndimit, barazim 2-2 me ndeshje mes San Antonio dhe Minnesota. Kjo e fundit, në fushën e saj, fitoi sot 114-109 ndaj Spurs, duke ekuilibruar shifrat. Një ndeshje në përgjithësi e ekuilibruar, teksa të dyja skuadrat dueluan për fitoren. Anthony Edwards me 36 pikë ishte lider në fushë për Minnesota, që synon të jetë surpriza e sezonit. Konferenca e Lindjes, gjysmëfinale (1-4),...
Burimi:
telesport.al