Neuer nuk pret fundin e sezonit, zbulon që tani fatin e tij. Ja kushti i vendosur nga Bayern
7 Maj 2026 19:10 Telesport Manuel Neuer do të rinovojë edhe për një sezon tjetër me Bayern Munich. Kontrata aktuale e 40-vjeçarit skadon në fund të këtij sezoni, por Neuer do të jetë pjesë e Bayernit deri në qershorin e vitit 2027. Mediet gjermane zbulojnë kushtin e vendosur nga drejtuesit e Bayern për rinovimin, gjë që është pranuar nga vetë Neuer. Pavarësisht rinovimit, Neuer nuk do të jetë me titullari absolut në portë, pasi Jonas Urbig i cili konsiderohet si pasuesi i tij, do të ketë më shumë minuta dhe ndeshje në dispozicion për sezonin e ri. Përvoja e Neuer dhe mentorimi i tij ndaj lojtarëve të rinj vlerësohen shumë nga stafi i Vincent Kompany dhe drejtuesit e Bayernit. Zyrtarizimi i marrëveshjes do të ndodhë...
Burimi:
telesport.al